Më në fund Partizani, arrin fitore dramatike 2-1 ndaj Teutës në sekondat e fundit

Faza e dytë e Superiores nis me një tjetër muzikë për Partizanin, nuk ka më barazim por fitore madje një fitore dramatike 2-1 ndaj Teutës në sekondat e fundit.

Teksa skuadrat mbajtën një minutë heshtje në kujtim të viktimave që humbën jetën në aksidentin në Bullgari, fusha dha një verdikt të merituar për skuadrën e Dajës, fitore në pak minuta me Teutën me sfidën në “Elbasan Arena” që u mbyll 1-1.

 

Të kuqtë e nisën mirë ndeshjen duke rrezikuar disa herë porn ë 25’ ata që gjejnë golin janë durrsakët me Gjorgiev pas një asisti nga Kallaku.

Partizani nuk reagon mirë pas golit dhe i duhet pjesa e dytë për të reaguar por sërish pranë golit janë lojtarët e Teutës kur në 56’ Lorenzo Vila pothuajse i vetëm në zone shpërdoron një rast të artë.

Në 63’ Partizani kërkon një penallti për prekje të topit me dorë por arbitri pas konsultimit edhe me VAR nuk e konsideroi si të tillë.

 

Partizani rrit presionin dhe nuk ka çfarë të humbasë në minutat e fundit dhe në 88’ fiton një penallti. Tashmë arbitri nuk ka dyshime pasi Acquah prek me top dorin në zone teksa Stenio Junior nuk gabon nga 11-metërshi. 1-1 ndeshja teksa ka edhe kartona të kuq për nervozizëm ku Marku për Partizanin dhe Aleksi për Teutën lane ekipet me 10 lojtarë.

Kur numëroheshin 2 minutat e fundit të shtesës, Partizani po sulmonte dhe pas një aksioni të rrezikshëm nga Mala që pason për Carën në zone, ky i fundit manovron shumë bukur duke shmangur mbrojtësit dhe duke mposhtur Teutën me një gol dramatik. 2-1 dhe Partizani tashmë e nis në mënyrën më të mirë fazën e dytë, me fitore që mund të ndryshoje gjithçka për Ilir Dajën./Ora News/.