Shorti i pamëshirshëm në playoff. Italia ose Portugalia mbeten jashtë Botërorit

Në Zyrich të Zvicrës u hodh shorti i fazes Playoff të Botërorit 2022 ku goglat nuk u treguan aspak bujare për Italinë, kampionet e Europës dhe Portugalinë ish kampionët e Europës. Këta dy ekipe do të ndeshen me shume mundësi në finale mes tyre për të përcaktuar.

Por për të shkuar deri aty italia do të ndeshet me Maqedoninë e Veriut me disa shqiptarë në skuadër e nga ana tjetër Portugalia do të ketë përballë Turqinë. Më poshtë i plotë shorti i playoff:



Gjysmëfinalja e parë Skoci-Ukrainë dhe gjysmëfinalja tjetër Uells-Austri. Fituesi i këtyre dy çifteve përballet me njëra tjetrën dhe fituesi i finales shkon në Botëror

Gjysmëfinalja tjetër Rusi-Poloni dhe çifti Suedi-Republika Çeke, fitueset e dy çifteve ndeshen bashjë dhe më pas fituesi shkon në Botëror.

Gjysmëfinalja tjetër Itali-Maqedonia e Veriut dhe Portugali-Turqi. Fituesit e dy çifteve ndeshen me njëra tjetrën dhe ekipi që triumfon shkon në Botëror.

Pra në çiftet e fundit projektohet një finale Itali-Portugali dhe njëra mes tyre do të mbetet jashtë Botërorit.

Të gjitha ndeshjet e kësaj faze do të jenë teke me eliminim direkt teksa do të luhen të Enjten e 24 marsit 2022 ndërsa finalet do të zhvillohen të Martën e 29 mars 2022/Ora News/.