Leonardo thyen heshtjen mbi të ardhmen e Pochettinos dhe afrimin e Zidane

Ka shumë zëra në qarkullim dhe shumë zhurmë rreth Paris Saint Germain. Sigurisht që kur ke lojtarët më të mire në botë do të jesh në qendër të merkatos teksa shkruhet çdo ditë për një largim të Pochettinos dhe zbarkimi i Zidane në Paris.

 Në një situate të tillë, Drejtori Sportiv, Leonardo ka zbarkuar në fushë, në qendrën stërvitore të klubit ku ka takuar trajnerin argjentinas.

Drejtuesi brazilian ka bërë edhe disa deklarata sqaruese ku ka vënë pikat mbi “I”.

“Ne nuk duam që Pochettino të largohet. Ai kurrë nuk ka kërkuar të largohet dhe asnjë klub nuk na ka kontaktuar në lidhje me të. Ne kemi shumë respekt për Zinédine Zidane, për atë që ka bërë si lojtar dhe trajner, por unë mund t'ju them shumë qartë se nuk ka asnjë kontakt dhe se nuk ka pasur asnjë takim me të”, siguroi drejtuesi sportive i PSG, pas raportimeve në shtyp të një takim të tillë.

Siç pretendohet, Leonardo ka takuar madje i ka ofruar në tryezë kontratën për ta firmosur trajnerit francez duke insistuar për ta afruar në Janar por ky reagim largon çdo thatheshem lidhur me të. Të paktën për momentin…./Ora News/.