Ju flet Moska - Prapaskenat e mbështetjes amerikane për nismën e Ballkanit të Hapur
Prapaskenat e mbështetjes amerikane për nismën e Ballkanit të Hapur ishte tema e kësaj të premteje në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.
Myftaraj: Integrimi i Shqipërisë në BE është zëvendësuar me atë Ballkanin e Hapur që përputhet me Jugosllavinë. Kjo është ish-Jugosllavia, duke hequr Kroacinë dhe Slloveninë, e duke shtuar Shqipërinë.
Në takimin e fundit të mbajtur në 24 nëntor në Beograd e veçanta është se u shpreh mbështetja amerikane për këtë nismë, nga i dërguari i posaçëm Escobar.
Në fakt në qeverinë amerikan ka pasur një ligje dhe një lob që e ka mbështetur ruajtjen e Jugosllavisë, që quhet sot si nisma e Ballkanit të Hapur.
Majde është përparuar duke përfshirë edhe Shqipërinë në këtë nismë me Ballkanin e Hapur. Kështu rikthehet një projekt i vitit 1948 për përfshirjen e Shqipërisë në Jugosllavi.
Escobar është një diplomat me përvojë dhe e njeh Ballkanin. Këta që bëjnë këto politika për Ballkanin, e dinë se kjo hartë flet shumë pasi kjo hartë do të dominohet nga serbët.
Kështu Shqipëria do të vuajnë dominimin serb, të një Serbie të fuqizua ekonomikisht dhe ushtarakisht duke pasur mbështetjen e Rusisë dhe Kinës.
Për më shumë ndiqni emisionin e plotë:

