Dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Emiri: Një pjesë e madhe e funksionarëve publikë kanë fituar lirinë, përgjegjës vetëm 16 persona

Më 26 nëntor të dy viteve më parë tërmeti me 6.4 ballë shkundi Shqipërinë, ku si pasojë 51 persona humbën jetën, dhe qindra të tjerë mbetën pa strehë.

Gazetari Geri Emiri, në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, është shprehur se pas disa muajsh pas tërmetit, vunë re që shumë godina të ndërtuara 10 viteve të fundit, nuk i përmbushnin kriteret për të banuar.

Geri Emiri: Shqipëria u përballë me një fatkeqësi natyrore  por ishin muajt e parë që ne ishim në statusin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe më pas dolën në sipërfaqe të gjithë ato qe ne kemi ndërtuar dekadat e fundit, pra u përballëm me godina që nuk i përmbushnin kriteret për t’u banuar, pamë se si ishte abuzuar me cilësinë e ndërtimit, pamë se si ishin dhënë lejet, dhe nga ana tjetër ekspozoi të gjithë zinxhirin tonë t mbrojtjes civile. Ne e gjetëm veten të papërgatitur, pra duke nxjerrë trupa nga rrënojat me oficerë policie me kapele lecke dhe nuk kishim ekipe shpëtimi. Godinat që morën më shumë krisje ishte ato që u ndërtuan pas 2010.

Ai thotë se edhe pse kanë kaluar dy vite pas tërmetit vetëm 16 persona janë akuzuar përgjegjës për godinat që u shembën, ndërkohë shton se një pjesë e madhe e funksionarëve publik, kanë fituar lirinë, duke përfituar edhe nga pandemia.

Geri Emiri: Dy vite pas tërmetit ka vetëm një dosje e cila është e qepur plotësisht për 16 persona që akuzohen si përgjegjës për godinat që u shembën. Dosja e vetme e tërmetit që ndoshta ka mbaruar gjykimi në disa shkallë për pjesën më të madhe të personave të marrë në hetim, një pjesë e madhe e funksionarëve publik, kanë fituar lirinë apo masat e tjera zbutëse duke përfituar edhe nga pandemia. 

Nuk kemi persona që kanë marrë një dënim në plan afagjatë për shkak të asaj që ata bën. Por rasti i Durrësit është vetëm një dosje dhe ngjana tjetër shumica e hetimeve nuk kanë përfunduar. Nuk kemi asnjë funksionar publik që është vendosur përballë përgjegjësisë.