Marrëveshjet mes dy qeverive, Bytyçi: Kurti i pari Kryeministër i Kosovës, që i ka rezistuar arrogancës së Ramës

Ditën e sotme u zhvilluar mbledhja e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës, ku janë firmosur disa marrëveshje mes palëve.

Ndër ta ishte edhe marrëveshja për hartimin e një abetarje të njëjtë. Në lidhje me këtë analisti Enver Bytyçi në një intervistë për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini është shprehur se marrëveshje të tilla janë nënshkruar disa herë por që nuk janë zbatuar.

Enver Bytyçi: Një marrëveshje për njësimin e mësimit programeve dhe sidomos për hartimin e një abetarje për të gjithë shqiptarët në rajon është nënshkruar diku nga viti 2011. Kam qenë prezent. Marrëveshja synonte që nxënësit të kishin të njëjtën abetare, por sot edhe në Shqipëri nuk është e njëjta abetare.

Ai tha se këtë zbatimin e kësja nisme e pengon serioziteti në marrjen e vendimeve dhe papërgjegjmëria në zbatimin e tyre. Megjithatë Bytyçi theksoi se mbledhja e kësaj radhe ishte ndryshe nga herët e tjera pasi sipas tij, niveli i arrogancës ishte më i ulët.

Enver Bytyçi: Pra ky diskutim bëhet prej 10 vitesh. Këto nisma i pengon serioziteti në marrjen e vendimeve dhe papërgjegjmëria në zbatimin e tyre. Thjesht mungon kërkesa, transparenca dhe dhënia e llogarisë. Është firmosur disa herë e njëjta marrëveshje por nuk kemi zbatim të saj. Shpresoj që kësaj here të bëhet diçka. Mendoj se mbledhja e kësaj radhe kishte një veçori krahasuar me mbledhjet e mëparshme, sepse shkalla e arrogancës ishte më e ulët. Nuk ishte shkalla e arrogancës së tetorit të vitit 2018 në Pejë apo I vitit 2019 në Korçë. Fakti se Kryeministri ynë iu drejtua dy ministrave  të brendshëm hiqeni dhe këtë, është një lloj metode autokratike e drejtimit të shtetit sepse shteti nuk mund të drejtohet sipas emocioneve të momentit.

Teksa ka komentuar mbledhjen e qeverive, ai u shpreh se Albin Kurti është i pari Kryeministër që i ka rezistuar arrogancës së Kryeministrit Edi Rama. 

Enver Bytyçi: Çdo vendim, çdo marrëveshje i nënshtrohet një ekspertize të caktuar përpara se të hartohet dhe më pas nënshkruhet. Rama është edhe populist por ishte tek çështja e Bashkimit Kombëtar. Kurti është i pari Kryeministër në Kosovë që i ka rezistuar Zotit Rama.

Asnjë Kryeministër i mëparshëm, asnjëherë nuk kanë mundur të përballen apo të rezistojnë arrogancës së Edi Rama. Kurti rezistoi disa herë dhe për pasojë Rama ka bërë një hap mbrapa në kuptimin e përdorimit të autoritetit të tij arrogant në raport me Kosovën. Suksesi më I madh I kësaj mbledhje është hapja e kufirit nëse do të ndodh pas gjashtë muajsh.

Unë besoj se do të ndodh. Është diskutuar edhe më herët por Rama ka thënë se nëse do hapi kufirin Serbia do të na akuzojë për tentativë për Bashkim Kombëtar dhe krijimin e Shqipërisë së Madhe.