Deklarata e Ramës se do të votonte për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën bëhet kryelajm në mediat serbe

Deklarata e kryeministrit, Edi Rama pas mbledhjes së përbashkët të qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, se do të votonte bashkimin mes dy shteteve në një referendum paqësor ka zënë vend në titujt kryesorë të mediave në Serbi.

Mediat serbe, pothuajse në kor, kanë dalë me titujt: “Rama: ‘Do të bashkohen Shqipëria dhe Kosova, por nuk e di kur’”.

Deklarata e Ramës se do të votonte për bashkimin e

Rama tha sot se do të votonte hapur pro bashkimit me Kosovën dhe sipas tij një gjë e tillë do të ndodhë, por kur e si nuk e di.

“Kjo është pyetje a provokim. Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën do të bëja një shkelje të Ligjit për fshehtësinë e votës, do të votoja hapur pro.Tani në rast se më pyesni a do të ndodhë kjo apo jo, meqë më provokoni po provokoj edhe unë them se kjo do të ndodhë, nuk di kur do të ndodhë, si, por që kjo do të ndodhë një ditë, unë them që po”, deklaroi Rama.

Për bashkimin kombëtar foli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Mua më duket më shumë moskuptim se keqkuptim. Bashkim kombëtar nuk është gjësend që e përzgjedhim ose zgjedhim, por një intencë kolektive që na zgjedh dhe përzgjedh.. prandaj nuk mund të vendosim ne mbi procese të tilla historike e të përcaktojmë data e mënyra”, tha ai.