Lindita Nikolla: Jam paragjykuar në detyrën time në disa raste por edhe gratë arrijnë sukses në politikë
Në kuadër të aktiviteteve që ka ndërmarrë Prezenca e OSBE-së në Tiranë për të promovuar më shumë barazinë gjinore dhe agjendën “Gratë, Paqja dhe Siguria”, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka folur mbi luftën kundër dhunës me bazë gjinore dhe pjesëmarrjen e grave në politikë.
Teksa ka falënderuar OSBE-në, për angazhimin, Nikolla është shprehur se edhe ajo shpesh herë është paragjykuar për detyrën e saj.
Lindita Nikolla: Në lidhje me dyshimin që pritshmëritë janë që gratë duhet të bëjnë punë të thjeshta sepse janë të paragjykuara, mund të pohoj se edhe unë jam paragjykuar në detyrën time në disa raste. Kujtoj këtu vendimin e vështirë për mbylljen e 22 universiteteve private; kujtoj rrugëtimin e gjatë që ne bëmënë kontrollin e verifikimit të ligjshmërisë dhe asnjë nga burrat pronarë të universiteteve, as nuk e mendonin dhe as nuk e besonin që një grua ministre do të merrte një vendim të fortë, por të duhurin, për mbylljen e 22 universiteteve. Paragjykim që unë e kam ndjerë edhe në opinionin publik, duke parë qënuk mundet një grua që nuk bërtet, një grua e qetë, një grua që më shumë dëgjon, të ketë aftësi të tilla që të marri vendime kaq të forta, sepse lidershipi i fortë gjithmonë asociohet me lidershipin burrëror.
Ajo ka komentuar dhe kabinetin e qeverisë ku janë më shumë gra, duke thënë se edhe gratë arrijnë sukses në politikë.
Lindita Nikolla: Ky është një lloj paragjykimi që vjen edhe nga mentaliteti i shoqërisë që sukses në politikë arrijnë burrat e fortë të politikës. Por prania e shumë zonjave në kabinetin qeveritar tregon të kundërtën dhe jemi vendi i parë në botë qe kemi bërë të mundur që 70% e kabinetit qeveritar tëjenë gra dhe vajza.
Po ashtu, edhe rritja e numrit të grave deputete bën të mundur që ne gratë dhe vajzat që na është besuar kjo përgjegjësi, të shërbejmë si një shembull, si një model i mirë për të transformuar ato lloj stereotipe që janë formuar në shoqëri, por nga ana tjetër për të bërë të mundur që këtë nivel përfaqësimi në vendimmarrje të grave dhe të vajzave, ne ta shpërndajmë kudo, në çdo vend ku merren vendime, sepse sa më shumë gra e vajza të kemi, t’i fuqizojmë në vendimmarrje aq më e plotë do të bëhet edhe vendimmarrja në shërbim të grave dhe vajzave, por edhe të djemve e burrave dhe të gjithë shoqërisë.
Ajo është shprehur se vajzat dhe gratë duhet të bëhen bashkë për të bërë më shumë për barazinë gjinore dhe për të adresuar çështjen e dhunës.
Lindita Nikolla: Ndaj, unë këtë e besoj fort dhe mendoj që të gjitha gratë dhe vajzat që janë pjesë e politikës, përtej barrierave që ofron politika jonë, shpeshherë e ashpër dhe e padrejtë përkundrejt drejtimit dhe çfarë ofron një grua apo vajzë që sot është në pozicione drejtuese, ne duhet të jemi të gjitha bashkë një zë i bashkuar për të bërë më mirë dhe më shumë për barazinë gjinore, për të adresuar çështjen e dhunës me bazë gjinore dhe për të fuqizuar gratë dhe vajzat, patjetër duke bërë të mundur edhe përmirësimin e jetës së tyre sociale dhe ekonomike.
“Aleanca e Grave Deputete”, që është ngritur si një grup vullnetar në Kuvendin e Shqipërisë dhe që synon përmes veprimtarisë së saj përmirësimin e statusit të grave dhe vajzave, por edhe çuarjen përpara të problemeve të barazisë gjinore dhe adresimit të dhunës me bazë gjinore, e ka parë këtë në gjithë aktivitetin e saj punën të pandarë, e besoj i tillë do të jetë edhe grupi i ri që sapo është krijuar; në planin e tij të veprimin nuk e sheh të ndarë nga burrat deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, sepse mjafton t’i referohemi faktit se në çdo ligj kërkohet komponentja e barazisë gjinore dhe kontributi në ligjbërje nuk është vetëm i grave por është edhe i burrave.
Ajo tha se nënkomisioni parlamentar për çështjet e barazisë dhe parandalimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk përbëhet vetëm nga gra, por edhe nga burra deputetë.
Lindita Nikolla: Nënkomisioni parlamentar për çështjet e barazisë dhe parandalimit të dhunës ndaj grave dhe vajzave nuk përbëhet vetëm nga gra, por edhe nga burra deputetë.
Kështu që në këtë këndvështrim, unë besoj se jemi të gjithë të nevojshëm dhe mjaftueshëm të motivuar për të bërë më të mirën, ashtu sikurse në gjithë axhendën e punës për tëadresuar çështjet e grave dhe vajzave në komunitet, deputetët kanë rolin e tyre specifik nga komunitetet që vijnë, sepse nuk duhet të harrojnë, që në përfaqësimin e tyre kanë ardhur edhe me mbështetjen përmes votës së grave dhe vajzave. Prandaj duhet të ngrihen në nivelin e përgjegjësisë për t’iu shërbyer.
Në themel të dhunës ndaj grave dhe vajzave qëndron pabarazia gjinore; pabarazia gjinore dhe dhuna janë shprehje flagrante të shkeljes së të drejtave të njeriut.
Kjo dhunë me bazë gjinore përçon pasiguri tek gratë dhe vajzat, ndalon ato që të marrin pjesë në shoqëri, të përdorin aftësitë dhe njohuritë e tyre në mënyrë maksimale për të shërbyer.

