Shpërthim në një pallat në Fier, vendoset lëndë plasëse në derën e një banese

Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një pallat në lagjen '8 Shkurti' në Fier.

Policia bën me  dije se lënda plasëse ishte vendosur në derën e një apartamenti në katin e katërt, që ishte e pabanuar.

"Sot rreth orës 21:40, në lagjen "8 Shkurti" në katin e katërt të një pallati, në afërsi të derës së jashtme të banesës së shtetasit A. H., (në të cilën nuk banon njeri pasi ndodhen jashtë shtetit) ka plasur një sasi e vogël dyshohet lënde plasëse."- njofton policia.

Për pasojë është dëmtuar dera e kësaj banese.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Fier po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.