Përplasen tre makina në autostradën Milot-Mamurras, 1 nga mjetet pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Berisha
Nga Elvis Hila Përditësimi i fundit 26 Nëntor 2021, 20:48
Dy persona mbetën të plagosur nga një aksident i shumëfishtë në aksin Milot-Mamurras.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e sotme, ku janë përplasur tre autovetura.
Me Bujar Nishanin, në hapësirën e 40 viteve…
26 Nëntor, 20:38
Një nga makinat janë pjesë e eskortës së ish-kryeministrit Berisha, i cili po kthehej në kryeqytet pas takimit në Laç.
Dy personat kanë marrë plagë të lehta dhe po marrin mjekim në urgjencën e Laçit.
"Në aksin rrugor Milot- Fushë Mamurras, mjeti me drejtues shtetasin A.M., ka goditur mjetin me drejtues shtetasin S.L., e më pas ka goditur mjetin shoqërues të eskortës deputetit S.B. Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 2 shtetas banues në Kosovë".
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.


