Injoruan Komisionin për 25 prillin, PD do paditë për shpërdorim detyre Erion Veliajn dhe Dritan Lelin

Erion Veliaj dhe kryebashkiku i Vlorës Dritan Leli, do të paditen për shpërdorim detyre. Arsyeja është refuzimi për të dhënë informacion në komisionin hetimor për 25 prillin, ndërsa kryetari Enkelejd Alibejj tha se askush nuk do të tolerohet të dalë mbi ligjin.

Partia Demokratike do të padis për shpërdorim detyre, Kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj dhe atë të Vlores, Dritan Leli. Shkak është bërë refuzimi për të dhënë informacion mbi punësimet dhe shpërblimin e tërmetit, në komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

"Besoj që këtu nuk ka asnjë lloj justifikimi ligjor për të kërkuar apo për të pritur, por besoj unë që është detyrim ligjor për të reaguar ligjërisht ndaj këtij qëndrimi. Në përfundim të kësaj mbledhje, për këto 2 institucione, pra bashkinë Vlorë dhe Tiranë do depozitohet kallëzimi penal për shpërdorim detyre," tha Alibeaj.

Por deputeti socialist Toni Gogu, i ka bërë thirrje deputeteve demokrat të mos nxitohen duke ja lënë përgjegjësinë shërbimeve postare.

"Propozoj që të vazhdojmë me pikën tjetër të rendit të ditës sepse jam i bindur që informacioni mund të na vijë që tani siç mbërriti në mbledhjen e kaluar. Shteti është ngritur në këmbë sepse do të hetojë zgjedhjet," tha Gogu.  

59 bashki, dhe  12 inspektorate, nga ministritë dhe institucione të tjera, tashmë i janë përgjigjur kërkesës për informacion nga komisioni hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Gjatë mbledhjes së mërkurës demokratët prezantuan planin e hetimit ndërsa parashikohet se brenda 1 muaj të thirren si dëshmitarë më shumë se 24 zyrtarë të lartë duke nisur nga kryeministri Edi Rama, kreu i SPAK Arben Kraja e deri tek prokurori i përgjithshëm, Olsian Çelaj.