Në gjendje të dehur dhunoi babain, arrestohet 34-vjeçari në Elbasan

Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit për veprën penale “Dhuna në familje.”

Blutë e Elbasanit bëjnë me dije se shtetasi M.P, 34 vjeç, banues në Elbasan, ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij në banesë dhe ka qenë në gjendje të dehur.

34-vjeçari u kap nga shërbimet e policisë në tentativë për t’u larguar me një mjet që e drejtonte në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.