U plagos mbrëmjen e djeshme në Orikum, 37-vjeçari i njohur për Policinë
Mbrëmjen e djeshme, 23 nëntor nga një konflikt i çastit ka mbetur i plagosu një 37-vjeçar në Orikum.
Ora News mëson se personi i plagosur është Ermal Sherifi, person i njohur për blutë e Vlorës.
Mësohet se Shefiri ka qenë nën masën e "Arrest shtëpiak" pasi akuzohej për plagosjen e Dean Kapaj më 8 prill 2020.
Në fillim Gjykata vendosi arrest me burg për 37-vjeçarin, por e ndryshoi më pas duke i vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg."
Në lidhje me konfliktin e djeshëm, pista kryesore e hetimit është pikërisht kjo ngjarje ku mbeti i plagosur Dean Kapaj, por i njohur si person problematik policia nuk përjashton as ndonjë konflikt tjetër të mundshëm gjatë kësaj kohe.
Dyshohet se Sherifi është goditur me tytën e pistoletës mbrëmjen e djeshme duke mbetur i plagosur në kokë. Nga burimet e policisë konfirmohet se në vendgjarje janë gjendur edhe gëzhoja.

