Fier/ E mitura denoncon 63-vjeçarin për ngacmim seksual

Një 13 vjeçare në Fier ka kallëzuar në polici se një 63 vjeçar e ka ngacmuar seksualisht para një viti.

Si rrjedhojë 63-vjeçari është proceduar penalisht nga policia e Fierit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier proceduan penalisht shtetasin F. M., 63 vjeç, banues në Patos, pasi një shtetase 13-vjeçe kallëzon se para një viti e gjysëm ky shtetas e ka ngacmuar seksualisht”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.