"Nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar e deri te arrestimi i politikanëve", Kim: Ky është vetëm fillimi, pandëshkueshmëria po merr fund

Lufta kundër krimit, pastrimit të parave dhe krimit kibernetik ka qenë në fokus të konferencë që ka zhvilluar Ministria e Brendshme, ku marrin pjesë edhe ambasadorët e BE, Luigi Soreca dhe SHBA, Yuri Kim. Ambasadorja Kim u shpreh se krimi i organizuar dhe korrupsioni kwrcwnojnw shtetin ligjor. 

Kim: Është kënaqësi që jam këtu. Më lejoni të thekson diçka që ambasador Soreca tha duke theksuar se sa kritike është llogaridhënia si dhe sigurimi që ndihma që secili prej nesh mund të japë. Ne të gjithë në Shqipëri kërkojmë që gjithkush të ndihet ilirë dhe i sigurt, një Shqipëri që mbron qytetarët e saj. Krimi i organizuar, korrupsioni dhe ekstremizmi minojnë demokracinë dhe kërcënojnë shtetin ligjor. Mënyra më e mirë për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe ekstremizmin është të kemi institucione të pavarura që mbështesin sundimin e ligjit. Policia, prokurorët, gjyqtarët dhe politikanët duhet t'i rezistojnë dhe të luftojnë kundër efekteve gërryese të kanosjes, korrupsionit dhe ekstremizmit. 

Ambasadorja u shpreh se Shqipëria ka arritur sukses të vërtetë në vitin 2021 kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar e deri te arrestimi i politikanëve.

Kim: Shqipëria ka arritur suksese të vërteta në vitin 2021, që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri te largimi i prokurorëve në nivele të larta, përfshirë një ish-prokuror të përgjithshëm e deri tek arrestimi i politikanëve ka arritur shumë. Ky është vetëm fillimi, ne po fillojmë të shohim një epokë të re ku sistemi mund t'i shërbejë qytetarëve dhe jo vetëm të fuqishmëve, të pasurve dhe kriminelëve. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria mundet dhe po merr fund.

Por Shqipëria, pavarësisht sukseseve të arritura sipas ambasadores mbetet një pikë kyçe e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Kim: Pavarësisht këtyre sukseseve të arritura me vështirësi, shtetasit shqiptarë vazhdojnë të luajnë një rol të madh në rritje të trafikut ët drogës  dhe të krimit të organizuar. Shqipëria është një pikë kyçe  e trafikut të drogës dhe qenieve njerëzore në Evropën Perëndimore dhe në Mbretërinë e Bashkuar. Trafikimi mund të ndodhë dhe mund të ndodhë vetëm me ndihmën e aktorëve shtetërorë, agjentë kufitarë dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë. Trafikimi i qenieve njerëzore është rritur gjithashtu. Grupet shqiptare të krimit të organizuar vazhdojnë të pastrojnë të ardhurat tuaja. Ajo për të cilën jemi për të folur sot është se si ministri e Brendshme mund të vazhdojë luftën e saj për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt për të gjithë. Kjo do të thotë që të krijohen prioritete dhe një plan i shëndoshë, të rrite transparenca dhe llogaridhënia.

Ndërsa Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian Soreca u shpreh besimplotë se eventi do të jetë një pikënisje shumë e mirë, për të theksuar shpirtin e bashkëpunimit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme dhe të partnerëve ndërkombëtarë.

"Jam besimplotë që ky event  nuk do të jetë thjesht një takim i gjatë, por do të jetë një pikënisje shumë e mirë për të theksuar shpirtin e bashkëpunimit dhe angazhimin e Ministrisë së Brendshme dhe të partnerëve ndërkombëtarë. Falenderoj ministrin e brendshëm dhe i uroj pjesëmarrësve vazhdim të mbarë", tha Soreca.