Nuk deklaroi 50 mijë euro, Prokuroria e Tiranës nis procedimin për prokurorin e Gjirokastrës

Prokuroria e Tiranës ka vendosur të regjistrojë një procedim penal për një nga prokurorët e Gjirokastrës.

Bëhet fjalë për prokurorin Emëror Kasaj, ndaj të cilit është nisur një procedim penal për akuzën e Fshehjes dhe mosdeklarimit në ILDKPI të një shume financiare prej 50 mijë euro.

Hetimet janë regjistruar edhe për akuzën e Falsifikimit të formularëve nga persona që kanë për detyrë plotësimin e tyre.

Hetimi është nisur pas depozitimit të një kallëzimi penal nga një qytetar dhe bërjes publik të shkeljeve në media.

Pas precedentit Llalla, ky është rasti i dytë që një prokuror i RSH hetohet për akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Behet fjalë për një shumë prej 50 mijë euro që Emëror Kasaj i ka marrë borxh dhe ja ka dhënë Maurizio Lombit.

Shuma rezulton të mos jetë deklaruar nga Kasaj në asnjë nga deklaratat e pasurisë.

Ndërkohë në 3 nëntor 2021, Kasaj ka depozituar një padi civile në gjykatën e Tiranës ku kërkon nga shtetasi Lombi kthimin e shumës prej 50 mijë euro,shifër kjo e padeklaruar prej tij në ILDKPI qoftë si huamarrje dhe qoftë si huadhënie.