SPAK anulon projektin e ujit të Sinecit në Lumas
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2021, 11:30
SPAK ka anuluar projektin për ndërtimin e një Ujësjellësi me ujin e burimit të Sinecit.
Banorët e zonës së Lumasit protestuan për 2 vite me radhë kundër ndërtimit të ujësjellësit.
Banorët e fshatit Lumas kërkuan deklarimin e pavlefshmërisë të vendimit për lejimin e ndërtimeve të ujësjellësit, në kanionin e Lumit Sinec në Kuçovë.
Sipas banorëve të zonës, kanioni i lumit Sinec është zonë e mbrojtur dhe shpallur monument Natyre me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002, për shpalljen si zonë e mbrojtur dhe monuiment natyre.