Vlorë/ Vaksinimi me dozën e tretë kundër Covid risjell fluks në qendrat shëndetësore
Vaksinimi me dozën e tretë po risjell edhe njëherë fluks në qendrat shëndetësore të Vlorës, të cilat po përballen edhe njëherë me fluksin e ditëve të fillimit të procesit të vaksinimit.
Fakt të tillë e konfirmon edhe mjekja, Rajmonda Zoto, e cila thotë se numrin më të lartë të të vaksinuarve e mbajnë mosha e tretë e cila janë më të interesuarit për tu vaksinuar.
Zoto shprehet se vaksinimi po bëhet në mënyrë graduale teksa fillimisht po identifikohen dhe më pas vaksinohen grupet e riskut të cilat kanë më shumë nevojë për vaksinim. Zoto thotë se krahas vaksinimit me dozën e tretë po vaksinohen edhe të rinjtë dhe studentët me dozën e dytë por dhe personat me skeptik që tashmë ju është mbushur mendja se vaksina është mbrojtja më e mirë.
Rajmonda Zoto: "Qytetarët të cilët kanë kryer dy dozat e vaksinës shprehen se sapo u dha vendimi për kryerjen e dozës së tretë menjëherë u interesuan. Ata bëjnë apel për vaksinim të popullatës për shkak se vaksina sipas tyre mbron shëndetin jo vetëm të tyre por dhe të të tjerëve."
Krahas vaksinës anticovid në qendrat shëndetësore të Vlorës fluks të lartë ka edhe për vaksinën antigrip. Siç konfirmon edhe mjeku Erald Hodaj vaksinimi antigrip vijojnë pa u ndalur dhe tashmë krahas grupeve të riskut ka interes të lartë nga të rinjtë si dhe moshat e ndryshme
Rajmonda Zoto: "Vlora vijon të mbetet sërish qarku me numrin më të lartë të të infektuarve me Covid duke u renditur ndër qarqet me numrin më të lartë të infektimeve. Ky rrezik ka bërë që në qendrat shëndetësore të kemi fluks të lartë të qytetarëve për vaksinim me dozën e tretë kryesisht nga grupet e riskut dhe personat në moshën e tretë."

