Lojëra fati e baste sportive, arrestohet 46-vjeçari në Korçë

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës për veprën penale "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin."

Nga blutë e Korçës bëhet me dije se u arrestua shtetasi O. Sh., 46 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, Maliq.

Gjatë kontrollit që shërbimet e policisë ushtruan në lokalin e tij, në këtë fshat, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular i markës "Samsung J7", i cili shërbente për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.