Vidhte portofola dhe vath floriri, në pranga 16-vjeçari në Fier
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Nëntor 2021, 11:52
Një 16-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer 3 vjedhje.
Sipas policisë adoleshenti ka vjedhur portofolin e shtetases S. S., brenda së cilit kishte 20.000 lekë, portofolin e shtetases R.L., brenda së cilit kishte 7.000 lekë dhe 1 palë vath floriri si dhe ka grabitur 30.000 lekë nga farmacia e shtetases J.H.
I arrestuari i identifikuar me inicialet O.M është banues në Drizë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.
Drogë, dhunë dhe vjedhje, 6 të arrestuar në Tiranë
24 Nëntor, 11:42Fier/ E mitura denoncon 63-vjeçarin për ngacmim seksual
24 Nëntor, 11:42


