Lëvizte me "Audi", arrestohet 20-vjeçari në Lezhë pasi i gjendet kanabis gati për shitje brenda në makinë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 20-vjeçar pasi ju gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje.

Blutë e Lezhës kanë ushtuar kontroll në mjetin tip "Audi" me drejtues shtetasin K. G., 20 vjeç, dhe gjetën doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.  

Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të drejtuesit të mjetit, shtetasit K. G., 20 vjeç, banues në Lezhë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe "Dhuna në familje".