Kur duhet të "shkëputen" fëmijët nga shtëpia e prindërve? Qytetarja: Nga mami te burri, të mos jetojë goca vetëm

18, 20 apo  25? Kur është mosha ideale për tu larguar nga familja, e për të jetuar vetëm?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.

Çfarë mendojnë prindërit shqiptarë?

Nga përgjigjet e qytetarëve duket se nuk ka një moshë të caktuar ideale, që fëmija të largohet nga shtëpia e të jetoje vetëm, dhe i pavarur financiarisht nga prindërit.

Megjithatë në vija të përgjithshme sipas qytetarëve koha e duhur për tu shkëputur nga familja është pas të 20-ve.

Një qytetare shprehu mendim ndryshe nga të tjerët, sipas saj sot nuk ka siguri që një vajzë të jetojë vetëm. Për këtë arsye ajo thotë se vajza nga prindërit duhet të shkojnë të jetojnë me burrin dhe jo vetëm. "Nga mami te burri, mos jetojë goca vetëm", u shpreh qytetarja.