Dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve, 2 të arrestuar në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona pasi ushtronin dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Blutë bëjnë me dije se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 50 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu u arrestua shtetasi D. L., 46 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.