Agron Shehaj verifikon firmat e delegatëve në selinë blu, telefonon dy anëtarët e PD, ja si i përgjigjen ata

Deputeti I PD Agron Shehaj ka mbërritur në selinë blu për verifikimin e firmave të delegatëve për qarkun e Tiranës.

Shehaj do të verifikojë firmat e delegatëve të njësisë Nr.5.  Po ashtu ai do të verifikojë dhe firmat e delegatëve të zonës 7. 

Në selinë e PD, në zyrën e Edi Palokës, ndodhen 4200 firmat të mbledhura nga delegatët e Partisë Demokratike për thirrjen e Kuvendin Kombëtar më datën 11 dhjetor.

Ndërkohë Shehaj teksa ka parë firmat ka telefonuar dy anëtarët e PD dhe i ka pyetur nëse kanë firmosur apo jo për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Ata i kanë pohuar Shehajt se e kanë firmosur formularin. 

Teksa Shehaj ka bërë verifikimin e firmave, i pranishëm ka qenë edhe Edi Paloka.

Agron Shehaj verifikon firmat e delegatëve në selinë blu,

Agron Shehaj verifikon firmat e delegatëve në selinë blu,

Agron Shehaj verifikon firmat e delegatëve në selinë blu,

Agron Shehaj verifikon firmat e delegatëve në selinë blu,