Kapet me 5 emigrantët të paligjshëm në makinë, arrestohet 47-vjeçari

Një 47-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar pesë emigrantë të paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale ju sekuestruan një automjet, dy aparat celulare, 1.500 euro dhe 135.000 lekë të rinj.

"Në vijim të operacionit "Muzgu", për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë të shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë të informacioneve policore, kanë goditur një tjetër rast, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 47 vjeç, banues në Tiranë.Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë në aksin nacional Sarandë-Gjirokastër, në vendin e quajtur "Qafa e Muzinës", duke transportuar me një automjet "Mercedes-Benz", pesë emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person" njoftoi policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit A. S. i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit".