Tragjedia me 46 viktima në Bullgari, Berisha: Dramë e vërtetë kombëtare! Shërim të shpejt të plagosurve

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka reaguar për tragjedinë që ndodhi ditën e sotme në Sofje të Bullgarisë ku humbën jetën 46 persona dhe u plagosën 7 të tjerë.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Berisha shkruan se është një tragjedi e rëndë njerëzore ndërsa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.

Postimi i Berishës:

Tragjedi e rende njerezore!

Miq, 46 shqiptar, kryesisht te rinj, qytetare te Maqedonise se Veriut dhe Kosoves u dogjen te gjalle dhe vdiqen nga flaket e autobuzit me te cilin udhetonin ne Bullgari. Gjashte te tjere jane me djegje te renda.

Duke shprehur dhimbjen e thelle dhe pikellimin e madh familjeve te viktimave te kesaj drame te vertet kombetare une lutem qe shpirtrat e mire te njerezve te tyre me te dashur te gjejne paqen e merituar. Gjithashtu uroj nga zemra qe te plagosurit te sherohen plotesisht. sb