“Opozita, e ardhmja politike e Metës”, Gjiknuri: Po përcakton pozionin e tij në dinamikën e krijuar

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri është shprehur nga Elbasani se Ilir  Meta po përcakton të ardhmen e tij politike duke u bazuar në dinamikën e krijuar brenda PD.

Partia Socialiste mendon se Presidenti Ilir Meta, me rikthimin e deklaratave politike po përfiton nga përçarja e PD.

Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri, nga Elbasani është shprehur se Kreu i Shtetit, po nxit dinamika në kampin opozitar për të pozicionuar të ardhmen e tij në kampin opozitar.

"Nuk e kam ndjekur çfarë ka thënë presidenti, por nuk është se pres ndonjë gjë të re. Presidenti është një aktor i deklaruar politik, po përcakton të ardhmen e tij të re politikë në dinamikën që po zhvillohet brenda opozitës", u shpreh Gjiknuri.

Edhe pse është shkarkuar me votë në Parlament nga PS, me 18 janar Gjykata Kushtetuese do të marrë vendimin pëfundimtar ndaj Ilir Metës, nëse do të qëndrojë deri me 22 korrik në deytrë apo do të shënohet precedenti i parë në histori, shkarkimi i Presidentit.