Shpërthim i fuqishëm në fabrikën e armëve në Beograd, dy të vdekur dhe 15 të lënduar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Beograd, ku dy persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm, në fabrikën e armëve në Leshtane.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, ku si pasojë janë plagosur edhe 15 persona të tjerë.

Bëhet e ditur se ekipet e kërkim-shpërthimit janë vënë në kërkim të disa personave që po konsiderohen të zhdukur.

Një punonjës ka mbetur i ngujuar, por ishin ekipet e zjarrfikësve që e nxorën. E sipas dëshmitarëve në atë pjesë të Beogradit është ndjerë një shpërthim i fuqishëm.

Madje disa shtëpive u janë thyer xhamat nga detonimi që tronditi banorët e Beogradit të Serbisë.

Deri më tani shkaqet janë të panjohura, e mediat serbe raportojnë se rrjedhja e një derivati shkaktoi zjarrin.