“18 dhjetori”, Balliu: Antikuvendi i Lulzim Bashës është tubim i Edi Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, ka komentuar sërish Kuvendin është thirrur nga Kryedemokrati Lulzim Basha.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale Balliu shprehet se antikuvendi i Lulzim Bashës është tubim i Edi Ramës. Ai shton se vetëm Rama ka interes që Partia Demokratike të bëjë një antikuvend për përçarjen e demokratëve.

Postimi i Klevis Balliut

Antikuvendi i Lulzim Bashës është tubim i Edi Ramës.  Vetëm Edi Rama ka interes që Partia Demokratike të bëjë një antikuvend, ku për qëllim ka përjashtimin e demokratëve,  përçarjen e demokratëve dhe shkatërrimin e PD, siç edhe tha zëdhënësja e Lul Bashës.  PD do bashkohet në një Kuvend me datë 11 Dhjetor për një PD më të fortë, më të bashkuar dhe më të hapur.

“18 dhjetori”, Balliu: Antikuvendi i Lulzim Bashës