Osimhen operohet në fytyrë, Spalletti dhe Napoli e humbasin për tre muaj

 

Viktimë e disa frakturave në fytyrë pas një përplasjeje shokuese në fytyrë me Milan Skriniar gjatë ndeshjes kundër Interit të dielën, Victor Osimhen u operua në mollëzën e tij këtë të martë për të sistemuar frakturat e pësuara.

 

Klubi italian sqaroi se pas operacionit sulmuesi është pajisur me pllaka titani dhe vida dhe do të qëndrojë nën vëzhgim për disa ditë por më e keqja duhet të vijë më pas.

Si rezultat, i kësaj ndërhyrjeje kirurgjijale të domosdoshme, bomber i klubit Italian do të mungojë për një kohë të gjatë deri në 3 muaj duke i dhënë një goditje të forte shpresave të drejtuesve për titull këtë sezon.

Praktikisht, Osimhan do të rikthehet në muajin Mars të 2022 dhe deri atëherë mund të kenë ndryshuar shumë gjëra për Napolin ndaj dhe mendohet që në Janar drejtuesit të ndërhyjnë në merkato për ta zëvendësuar./Ora News/.