Meta: Nuk kam unë detyrimin ta sjell PD në pushtet nëse nuk do. As të zgjidh hallet e saj
Presidenti Ilir Meta ka risjellë në vëmendje marrëdhëniet e tij me PD dhe rolin e tij deçiziv në sjelljen dhe mbajtjen e saj në pushtet gjatë kohës që ka drejtuar LSI.
Por Meta thotë se nuk ka për detyrë ta sjellë gjithmonë në pushtet PD, aq më pask kur lidershipi i saj sipas tij nuk ka dëshirë që kjo të ndodhë.
Meta: Në 2005 e kam sjellë PD në pushtet. Në 2009 kam garantuar PD në pushtet. Kam një lidhje me PD sepse jam një nga 30 studentët e parë të Lëvizjes së Dhjetorit, por nuk kam unë detyrimin ta sjell PD në pushtet nëse PD nuk do. Ilir Meta nuk ka për detyrë që të sjellë gjithmonë në pushtet Partinë Demokratike. Unë nuk kam detyrë që të zgjidh hallet e Partisë Demokratike. Kam një lidhje me Partinë Demokratike sepse jam një ish-student i Dhjetorit '90, që mbrojta kauzën e Partisë Demokratike në Dhjetor të 90’, por nuk është detyra ime ta sjell në pushtet kur lidershipi i saj nuk ka vullnet.
Deklaratat Meta i bëri në një intervistë për “Syri.Tv” me gazetarin Çim Peka.