'S'ia zgjidhim dot hallin Metës', Presidenti për deklaratat e Bashës: Po ngela në dorë të tij...
Presidenti Ilir Meta është shprehur se nuk ka asnjë hall, duke iu përgjigjur kështu dhe Kryedemokratit Lulzim Basha, i cili është shprehur se kreu i shtetit ‘ka halle’ që Partia Demokratike nuk ia zgjidh dot.
Meta është shprehur se nëse e ‘hallet’ e tij do të mbeteshin në duart Kryedemokratit Lulzim Basha, nuk do të zgjidheshin kurrë.
Ai tha se dikush tjetër është në hall, duke lënë të nënkuptohet që fjala është për Bashën.
"Unë nuk kam asnjë hall dhe nëse unë ngelem në dorën e zotit Basha për të më zgjidhur ndonjë hall, apo të ndonjë tjetri, halli kurrë mos pastë mëshirë dhe keqardhje për Ilir Metën. Por dikush tjetër është në hall, zgjedh bojkotin, shfajësimin dhe ka zgjedhur gjithmonë të shpallë humbjen fitore", tha Meta.
Deklaratat Meta i bëri në një intervistë për “Syri.Tv” me gazetarin Çim Peka.
