Gjinushi: Në fillimet e demokracisë partitë kishin në drejtim intelektualë, rezultuan pa sukses

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi u shpreh se në ’91-shin, vala e parë e kryetarëve të partive politike kryesore vinin nga qarqet intelektuale.

Ai tha se kjo cilës nga bota akademike nuk mungoi në fillime, por më pas u pa që një gjë e tillë nuk rezultoi me sukses.

Gjinushi: Po të shihet në ’91-shin, vala e parë e kryetarëve të partive politike kryesore vinin nga qarqet intelektuale. Nuk mungoi ajo cilësi në fillimet e saj. U tha pse janë futur njerëzit e shkencës politikë, ndërsa unë i thash se e kemi provuar njëherë me karrocier, le ta provojmë njëherë me shkencëtar.

Por një gjë e tillë nuk doli me sukses, sepse sot kemi një politikë plot kriza dhe akuza. Ishin krizat e ’96-’97 ato që bënë një rikonfigurim të politikës, ku intelektualët u larguan nga politika në atë kohë. Ne kemi pasur një periudhë produktive nga vitet ’90 me ndryshimin e sistemit pa tronditje të mëdha.