Meta flet për raportet me Bashën: E kam pritur në shtëpi më shumë se çdo politikan tjetër
Presidenti Ilir Meta ka folur për marrëdhëniet e tij me kreun e PD Lulzim Bashën.
Meta tha se Basha është së bashku me familjen dhe miqtë e afërt ka qenë me muaj të tërë në shtëpinë e tij. Po ashtu kreu i shtetit tha se ishte i habitur nga deklaratat e Bashës duke filluar që prej "Trekëndëshi i Bermudës" që Basha e tha në Kuvend e deri te akuzat e sotme.
Ilir Meta: Zoti Berisha ka qenë vetëm njëherë te shtëpia ime. Ndërsa z.Basha me muaj të tërë me gjithë familjen, vajzat, njerëzit e afërt të tjerë. Nuk ka patur as politikan të majtë sa ka qenë zoti Basha, te unë, te familja ime, në planin familjar. Në planin politik dihen ato oshilacionet. Unë nuk kam dashur të përfshihem dhe as jam marrë me çështjet e brendshme të PD. Jam habitur për "Trekëndëshin e Bermudës". Thash se mos e kishte për Ilir Metaj deputet të PS në Vlorë. Por u habita kur tha e kam ndihmuar shumë si president, po unë e kisha dëmtuar atë dhe PD.
Ai tha se nuk do të ndërhyjë në çështjet e partive, ndërsa shton se është i gatshëm të japë llogari përpara tyre në në çdo kohë.
Ilir Meta: Unë nuk dëshiroj të ndërhyj në çështjet e partive, por si president, unë jam gati të jap llogari të jap përpara tyre në çdo kohë. Në datën 11 që ka lajmëruar anëtarësia Kuvendin, në datën 18 që e ka njoftuar Kryesia, kur të kenë dësihrë, 100 m larg është Presidenca nga Pallati i Kongreseve".
Deklaratat Meta i bëri në një intervistë për “Syri.Tv” me gazetarin Çim Peka.
