Ju flet Moska - Babai zyrtar i Erion Veliajt në ngjarjen e 22.11.1989 në Himarë, me 23 të vrarë

Babai zyrtar i Erion Veliajt në ngjarjen e 22.11.1989 në Himarë, me 23 të vrarë ishte tema e kësaj të hëne në “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora.

Myftaraj: Ngjarja nisi kur një autobus ku udhëtonin studentë të universitetit Bujqësor u aksidentua. Autobusi duke ecur nga Himara drejt Sarandës, shoferi humb kontrollin, gjë e cila është e dyshimtë, del nga rruga dhe këtu vritet shoferi dhe një student.

Këtu u plagosen të tjerët, dikush më pak e dikush më shumë. U dërguan nga Tirana dy helikopterë për t’i marrë. Erdhën 11 persona me helikopter për të plagosur. Pati një debat nëse ishte një moti i keq apo jo, por pilotët ishin shumë të stërvitur.

Këta ishin helikopterë të mëdhenj dhe ishin sprovuar në mot të tillë. Por ndodhin disa gjëra të çuditshme, ndërpritet komunikimi mes qendrës dhe helikopterëve dhe më pas janë përplasur me malin.

Përplasja me malin nuk duket shumë e besueshme, pasi e shinin malin, por jo kështu sikurse thonë ata që ia futën direkt malit. Nuk ndodh që këta helikopterë të merren nga era kështu.

Babai i Erion Veliajt atë ditë duhet të ishte ne udhëtim me këta t’i shoqëronte, por mesa duket me të njohurit e kuptoi që do të ndodhte diçka dhe gjeti një mënyrë që të mos udhëtonte me këtë autobusin e vdekjes, që më pas ra helikopteri.

Siç duket ai ishte dëshmitari i pa dëshiruar nga komunistët. Atij më pas iu shfaq një sëmundje e pashërueshme dhe shumë shpejt iku edhe ai bashkë me të tjerët.

Veliaj disa herë ka treguar për babain e vet zyrtar në emisione televizive. Erioni thotë se kur i vdiq babai iku me dajën në Greqi. Pse duhet të ikte ky malin në atë moshë me tërë atë rrezik, kur në atë kohë mamaja merrte një rrogë si oficere dhe nga babai merrte një pension.