"Do të jepte dorëheqjen, do të merrte sfurqe", deputeti i PD-së: Nuk marr në konsideratë çfarë thotë Meta
Deputeti demokrat, Arbi Agalliu, vlerëson se ka ardhur koha për qarkullim të elitave politike.
I ftuar në Rtv Ora, ai nuk preferon të komentojë deklararat e Metës që e akuzoi Bashën për gënjeshtra dhe mashtrime në adresë të tij, duke i kujtuar kështu deklaratat e tij gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet.
Agalliu: Nuk marr në konsideratë jo vetëm këto akuza por asgjë të thënë nga Presidenti. Janë deklarata të presidentit Meta i cili nëse nuk do të fitonte zgjedhjet do të jepte dorëheqjen, do të merrte lopata, sfurqe, armë etj. U bë sot dy muaj e ca që të gjithë e shikojnë dhe kuptojnë mosreagimin e tij, cila është arsyeja e di ai.Ne kemi gjithë informacionin e nevojshëm që jemi në të drejtën tonë, në të drejtën e përkrahjes dhe përfaqësimit të gjithë demokratëve të ndershëm që kërkojnë një orë e më parë shkëputjen nga individë që e kanë marra peng politikën shqiptare në këto 30 vite. Ne të gjithë nëpër biseda në tavolinë e dimë kush janë ata politikanë të lartë të cilët e kanë marrë peng këtë vend në këto 30 vjet.
Duke u ndaluar te LSI, ai thotë se PD ka respektuar marrëveshjen parazgjedhore që kishte me të dhe sot është koha që secili të marrë përgjegjësitë e tij dhe jo të pasojë topin.
Agalliu: PD kishte një marrëveshje me LSI që e ka respektuar në funksion të asaj marrëveshjeje. Sot jemi në një fazë që kërkon që çdo palë të marrë përgjegjësitë e veta. Basha nga zhvillimet ndërkombëare, nga shpallja non grata e zotit Berisha dhe duke parë ecurinë e gjithë ngjarjeve ka marrë përgjegjësitë që i takojnë si kryetar i PD. Sot po ndodh hedhja e topit dhe fjalimi jashtë çdo lloj konteksti qoftë në optikën time të një gjuhe që nuk duhet përdorur brenda familjes sikundër po e përdor Berisha, një gjuhë më e rëndë sesa e përdor sot dhe mazhoranca ndaj opozitës. Po kështu dhe pritjes nga ana tjetër që i bën Meta kësaj gjuhe. Nuk ka askush pse të shqetësohet, erdhi data 18.
