"Lojëra fati në lokal", 2 të arrestuar në Delvinë, 1 në kërkim

Policia e Vlorës ka arrestuar 2 shtetas dhe kanë shpallur në kërkim një tjetër pasi akuzohen se organizonin lojëra fati.

Një njoftimin e policisë thuhet se u bë arrestimi i shtetasve I.B., 21  vjeç dhe Xh.P., 27 vjeç , banues në Delvinë, si dhe u shpall në kërkim shtetasi S.H., 47 vjeç  banues në Vlorë.

Shërbimet e policisë  gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen "Sinan Ballaci" në lokalin në pronësi të shtetasit S.H., dhe të punësuar I.B., dhe Xh.P., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 6 kompjutera dhe 3 televizora, të cilët  dyshohet  se përdoreshin për lojra fati.

Materialet kaluan në Prokurori  për veprime të mëtejshme.