Fyeu dhe dhunoi gazetarin, procedohet 37-vjeçari nga Fieri
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2021, 10:37
Policia e Fierit ka proceduar një 37-vjeçar banues në fshatin Arapaj, Roskovec.
Në njoftimin e bluve thuhet se shtetasi K. L., në fshatin Suk 1, Roskovec, për motive të dobëta, ka fyer dhe dhunuar fizikisht shtetasin A. T., 33 vjeç, banues në Tiranë, me profesion gazetar.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
