Demalia: Berisha komunist në mënyrën se si vepron, “Foltoret” s’janë demokratike
Beteja brenda Partisë Demokratike, ka qenë në qendër të mediave dhe analistëve javët e fundit.
Publicisti Ilir Demlia në një intervistë për Ora News, shprehet se situata e krijuar brenda PD nuk është një luftë mes ish-Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryedemokratit Lulzim Basha.
Demalia thotë se Berisha tashmë nuk asnjë funksion politik ndërsa e ka cilësuar si një komunist që nuk ka ndryshuar.
Ilir Demalia: Nuk është një luftë politike mes Bashës dhe Berishës. Së pari Basha ka qenë prodhim, fëmija politik i Berishës në shërbim të klanit të tij dhe aferave të tij, familjare klanor. Këta nuk janë ndarë as për parime politike as për principe politike, as për moral politik, këta janë ndarë sepse Basha u vu para një kushti nga Amerikanët, që për mua kjo është një ndërhyrje e padrejtë, pavarësisht se kush është dëshira. Ne e dimë se çka bërë Berisha, çka bërë Lulzim Basha, ne e dimë se ç’bën Edi Rama dhe Erion Veliaj. Berisha nuk ka sot asnjë funksion sot, është një deputet i thjesht, që luan gjithë ditën me Ipad e tij. Berisha është komunist dhe sot në mënyrën se si vepron. Është komunist që nuk ka ndryshuar.
Ndërkohë përsa i përket nismës të ashtuquajtur ‘Foltore’ që ka ndërmarrë Berisha, Demalia thotë se nuk janë demokratike.
Ilir Demalia: Foltoret e Berishës nuk janë demokratike. Kjo është një agjendë personale e Berishës, që është ndjerë i vrarë, nga ajo që i bëri djali i tij.
Intervistoi Siklajda Shorja, përgatiti Anila Kolgjini.

