I armatosur tentoi të futet në shtëpi, por largohet sapo sheh dikë, policia kontrolle për kapjen e tij

Një person i armatosur ka tentuar që të futet në një banesë mbrëmjen e sotme në fshatin në Vishnje, Tiranë.

Kanë qenë pjesëtarët e familjes ata që e kanë pikasur këtë person dhe më pas ai është larguar menjëherë, ndërsa tashmë është në kërkim nga policia.

“Me datë 19.11.2021, në Vishnje, në oborrin e banesës së shtetasit Sh. A ka tentuar të futet një person ende i paidentifikuar, dyshohet i armatosur. Ky person është konstatuar nga pjesëtarët e familjes. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, Forca e Posaçme Shqiponja dhe Shigjetat. Nga veprimet paraprake rezulton se personi nuk është futur në banesë, por është larguar me shpejtësi kur ka konstatuar se është diktuar nga pjesëtarët e familjes.” - bën me dije policia.

Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës dhe po kryejnë kontrolle në ambiente të dyshuara që mund të jetë fshehur personi i dyshuar.

Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.