Vranësira dhe ulje temperaturash, si pritet të jet moti sot

Territori shqiptar, paraqitet në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike përgjatë gjithë 24- orëshit duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e pakta të jene dominante. Parashikohet që në orët e pasdites vranësirat të bëhen më të dukshme në zonat malore verilindore - juglindore. E njëjta situate atmosferike do të na shoqërojë edhe gjatë natës, sipas MeteoAlb.

Temperaturat e ajrit do të ulen serish në mëngjes por konstante do të qëndrojnë në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 1°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Juglindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohen dallgë 2 – 3 ballë.

Rajoni dhe Europa

Moti i kthjellët dhe vranësirat e pakta do të karakterizojnë, pjesën me të madhe të Europës ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në gadishullin e Ballkanit dhe Europën Qendrore.

Ndërsa krejt ndryshe paraqitet situata e motit për rajonin e Balltikut dhe Europën Lindore ku vranësirat dhe reshjet e dendura të shiut e dëborës do të jenë dominante gjatë gjithë ditës.