Në kërkim për dhunë ndaj gruas dhe djalit të mitur, arrestohet 50-vjeçari në Fier. Gjatë ndalimit zbulohet se…
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2021, 10:33
Një 50-vjeçar nga Fieri i shpallur në kërkim është arrestuar nga policia.
Në njoftimin e bluve të Fierit thuhet se shtetasi i shpallur në kërkim H. D., 50 vjeç, banues në Frakull e Madhe, Fier, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tij të mitur 14 vjeç.
Në momentin e kapjes nga shërbimet e Policisë, ky shtetas ka qenë duke drejtuar automjetin tip "Nisan" në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
