Përplasen dy motorë në Konispol, plagoset rëndë 12-vjeçari që drejtonte njërin prej tyre

Një 12-vjeçar ka mbetur i plagosur rënë në fshatin Xarë të bashkisë Konispol si pasojë e një aksidenti.

Blutë bëjnë me dije se rreth orës 07:45 janë përfshirë në një aksident rrugor dy motomjete që drejtoheshin nga shtetasi A.B.,27 vjeç dhe nga një i mitur 12 vjeçar me iniciale A.B.

Si pasojë e përplasjes, i mituri 12 vjeçar ka marrë dëmtime të rënda dhe ndodhet në spitalin e Sarandës, ndërsa shtetasi A.B.,27 vjeç, është dëmtuar lehtë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.