Pas sherrit me 19-vjeçarin e goditi me gurë dhe më pas me thikë, arrestohet i riu nga Tirana
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2021, 11:38
Një 21 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.
Blutë bëjë me dije se A.I, 21 vjeç për motive të dobëta është konfliktuar me shtetasin S.Gj, 19 vjeç.
"21-vjeçari e ka goditur me gurë dhe më pas e ka qëlluar me thikë 19-vjeçarin, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
