Aksident me vdekje në Shkodër - Vau i Dejës, makina përplaset me motomjetin, vdes 62 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Nëntor 2021, 11:44
Një aksident me vdekje u shënua paraditen e sotme në aksin Shkodër - Vau i Dejës.
Aksidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Stajkë.
"Rreth orës 11:20, mjeti me drejtues shtetasin S. J., 28 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Sh. Z., 62 vjeç, banues në fshatin Shkjezë, Bushat. Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit shtetasi Sh. Z."
Drejtuesi i automjetit shtetasi S.J, është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.