Kokainë, armë dhe doreza metalike, 6 të rinj bien në prangat e policisë së Tiranës
Policia e Tiranës ka arrestuar ka arrestuar 6 të rinj për vepra të ndryshme penale. Në njoftimin e bluve thuhet se u arrestua shtetasi E. K., 36 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
Gjithashtu u arrestua shtetasi Sh. D., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë te ftohta dhe 1 aparat i dyshuar si bllokues valësh.
Dy 19-vjeçarë, A. P., dhe E.H, u arrestuan pasi gjatë kontrollit fizik, Policia iu gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 doreza metalike.
K. Sh., 20 vjeç dhe K. R., 27 vjeç u arrestuan pasi gjatë kontrollit fizik, Policia iu gjeti dhe iu sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
