"Paga më e ulët në peshkim 800 mijë lekë", Rama: Vijnë nga Turqia dhe Egjipti për të punuar këtu
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca prezantuan ditën e sotme, 20 nëntor buxhetin 2022 për peshkatarët.
Kryeministri i vendit, Edi Rama në fjalën e tij u shpreh se peshkimi është një nga sektorët ku ka shumë për të thënë dhe për të bërë, por ka dhe shumë për të treguar.
Rama: Oreksi vjen duke ngrënë thotë populli, por është e rëndësishme mos harrojmë asnjëherë se nag nisemi për të qenë të qartë pastaj se si mund të shkojmë aty ku duam të arrijmë. Ishte një shqetësim i përgjithshëm i të gjithëve ju, shqetësimi ishte mbijetesa, luftë për mbijetesë në kushtet e një braktisje totale nga shteti, në një det të hapur ku të gjithë ju niseshit për ta marrë naftën në Itali, ku justifikohej kjo çmenduri me akuzën mbi ju që bënit kontrabandë nafte. Ju sot jeni bërë faktor në tregun më të vështirë dhe më të pasur të gjithë kontinentit që është Evropa Veriore dhe vendet nordike ku ju jeni prezentë.
Rama u shpreh se eksporti është rritur me 239% dhe se ky sektor është zhvilluar dhe se paga më e ulët është 800 mijë lekë. Kryeministri zbuloi se për të punuar në Shqipëri me këtë pagë vijnë nga Turqia dhe Egjipti.
Rama: I them atyre që e shikojnë Shqipërinë nga rrjetet sociale që paga më e ulët për të punuar në peshkim është 800 mijë lekë. A ka njeri këtu që nuk ka nevojë për punëtorë peshkimi? Të gjithë kanë nevojë sepse kjo është një ekonomi që rritet dhe do vazhdojë. Dhe ku i gjeni punëtorët? Me 800 mijë lekë paga më e ulët, në Turqi, në Egjipt, vijnë nga Turqia dhe Egjipti të për të punuar këtu në Shqipëri. Disa me diploma kristali që pretendojnë se janë jurist kërkojnë punë. Ja të vijnë të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit dhe e kanë punë këtu.
Kreu i qeverisë u shpreh se ata që kërkojnë punë të shkojnë dhe të trokasin në dyert e industrisë së peshkimit.
