Rritja e aplikimeve për azil në BE, Basha: Fundi i kësaj katastrofe kërkon një përballje frontale me korrupsionin. Vetting në politikë
Numri i shqiptarëve që kërkuan azil në vendet e Bashkimit Europian ka shënuar rritje në muajt e verës të këtij viti. Sipas statistikave të Zyrës Europiane të Azilantëve në muajin gusht aplikimet për azil arritën në mbi 1400, me një rritje prej 46% në krahasim me korrikun dhe më shumë se dyfishi në raport me muajin qershor.
Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shprehur shqetësimin lidhur me aplikimet për azil dhe shprehet se një nga arsyet madhore pse po largohen njerëzit është korrupsioni.
Kryedmeokrati ka vënë sërish theksin te vettingu në politikë, duke nënvizuar se fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin.
"Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. Fundi i kësaj katastrofe kombëtare, kërkon një përballje frontale me korrupsionin, duke thyer bashkëpunimin mes politikës, krimit dhe oligarkisë, që ka shkërmoqur demokracinë dhe po mbyt të ardhmen e Shqipërisë duke e bërë të pajetueshme për familjet shqiptare. #vettingnëpolitikë"
1/2 Me përjashtim të një lufte civile, një nga arsyet madhore pse njerëzit largohen nga vendi i tyre është korrupsioni. Rritja e aplikimeve për azil në vendet e BE-së dëshmon edhe njëherë se masakra e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët. pic.twitter.com/26HnmBLVz5
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) November 20, 2021
