Thellohet përçarja, LSI 'godet' Bashën: Zorrë qorre e Ramës, mashtrues dhe gënjeshtar
"Lufta" mes LSI-së dhe PD-së është thelluar më tej. Ishte Gazment Bardhi ai i cili hodhi akuzat e para drejt LSI-së duke thënë se "përpara zgjedhjeve të 25 prillit “i ishin ofruar LSI-së 15 deputetë të sigurt në një listë të përbashkët, por ajo refuzoi sepse parashikonte të fitonte e vetme 34 të tillë”.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e quajti mashtrim deklaratën e Bardhit.
Ndërsa ditën e sotme, në një intervistë për Zërin e amerikës, kreu i PD-së, Lulzim Basha hodhi akuza të forta kundrejt Presidentit Meta duke thën se ishte ai që shkatërroi fushatën e LSI-së me qëndrimet e tij në 2 javët e fundit të saj.
Basha: Jo, nuk ka qenë presidenti Meta i përfshirë në trekëndëshin e Bermudës. Ndaj presidentit dhe qëndrimeve të tij të drejta në raport me kushtetutën ne kemi mbajtur qëndrime të qarta mbështetëse, madje më shumë se LSI-ja. Ka qenë Ilir Meta pjesë, personi Ilir Meta, i cili nëse më pyesni, dy javët e fundit të fushatës ka qenë aseti më i madh i Edi Ramës, shkatërruesi i fushatës në bindjen time, të LSI-së në veçanti në disa zona elektorale nga Vlora në Elbasan dhe në veçanti në javët e fundit me qëndrimet e tij, ka çuar ujë tek mulliri i Edi Ramës.
Akuzave të Bashës iu përgjigje menjëherë nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i cili e quan Bashën krye-gënjeshtar dhe krye-mashtrues.
“Kryegënjeshtari ka gënjyer në mënyrë të pacipë për 4 vjet rresht, që nga 17 maji i 2017 ku u ul në tavolinë falë LSI dhe ku menjëherë më pas u shndërrua në zorrën qorre dhe vegël të Edi Ramës dhe ku e sulmoi LSI-në në zgjedhjet e 2017 me çdo mjet e bile më shumë se Rama vetë,” shkruan Vasili.
Vasili vijon më tej duke e akuzuar Bashën për djegien e mandateve duke u bazuar në gjoja planin gjerman, kur në të vërtetë sipas Vasilit kishte planin e Ramës për t'ia dhënë parlamentin në pjatë.
Vasili: "LSI dëgjoi mashtrimet e tij për djegien e mandateve dhe i dogji ato sepse mashtruesi rrihte gjoksin se gjoja kishte mbështetjen e gjoja Planit Gjerman, por në fakt kishte planin e Edi Ramës duke i dhënë parlamentin në pjatë atij. Kryemashtruesi e genjeu akoma me poshtersisht LSI- ne edhe per braktisjen e zgjedhjeve lokale, nderkohe qe nuk kishte marre asnje mbeshtetje nderkombetare, por vetem detyren per zbatimin e planit te Edi Rames per ti dhene edhe pushtetin lokal. Kryemashtruesi genjeu edhe per gjoja bllokimin e bashkive qe nuk do ti dorezoheshin kurre Rames e ku ja dhuroi me shume qejf dhe pa asnje rezistence atij, sipas planit te Edi Rames. Kryemashtruesi nuk pranoi as te regjistrohej per pjesmarrje ne zgjedhje lokale ne 18 tetor 2019, sipas dekretit te shtyrjes se zgjedhjeve nga Presidenti Meta, sepse ishte ne kulm te pazarit me Edi Ramen dhe preu ne bese LSI-ne, opoziten dhe Presidentin."
Vasili shkruan se Basha i këshilluar nga kompania izraelite, që i dha Edi Rama koordinoi me izraelitët e Ramës për të dëmtuar LSI me çdo formë e çdo mënyrë.
Sipas tij, kreu i PD me porosi të Edi Ramës nuk mbështeti kurrë publikisht denoncimet shumë të rënda të inceneratorëve të bëra nga LSI, ndërsa LSI me luajalitet ka mbështetur çdo denoncim për korrupsion të bërë nga PD.
Vasili: "Mashtruesi ra dakord per fushate te perbashket me LSI ne 25 prill ne te gjithe qarqet e vendit. Por mashtruesi pengoi, refuzoi, u shmang dhe nuk beri as edhe nje takim te vetem, bile me urdher te Edi Rames nuk mori pjese as ne mitingun e mbylljes se fushates se LSI- se. Mashtruesi i keshilluar nga kompania izraelite, qe i dha Edi Rama kordinoi me izraelitet e Rames per te demtuar LSI me cdo forme e cdo menyre. 108 mije votat e LSI jane te gjitha grushte ne surrat per kryemashtruesin ordiner, qe kishte bere plan ti asgjesonte se bashku me binjakun e tij Edi Rama. Kur LSI bëri denoncimin e shekullit për inceneratorët, kryemashtruesi i shitur shfaqej live, dhe pengonte qellimisht transmetimin live e këtyre denoncimeve shumë të rënda kunder Edi Ramës dhe kjo u prishte pazarin e hajduteve qe te dyve.
Kryemashtruesi me porosi te Edi Rames nuk mbeshteti kurre publikisht denoncimet shume te renda te inceneratoreve te bera nga LSI ndersa LSI me luajalitet ka mbeshtetur cdo denoncim per korrupsion te bere nga PD. Kryemashtruesi pengoi egersisht pjesmarrjen e LSI ne Komisionin Parlamentar Hetimor për hetimin incenenatorëve sepse LSI do te nxirrte ne shesh deri ne fund aferen kriminale te inceneratoreve, qe i prishte pazarin e madh midis kryemashtruesit dhe Rames. pasi LSI ishte denoncuesja me e madhe e kësaj afere. Keto jane vetem disa te verteta, qe i nxjerrin bojen kryemashtruesit si nje sejmen ne sherbim te Edi Rames dhe kunder te gjithe demokrateve, lsi-stave dhe qindra mijra qytetareve te ndershem qe vidhen e plackiten cdo sekonde nga mafia ne pushtet e ndihmuar pa u lodhur nga kryemashtruesi."
