Duka konfirmon projektin me Edy Rejan: Kombëtares do t'i vija notën 8

Marrin fund edhe aludimet për të ardhmen e trajnerit të kombëtares. Në një konferencë për shtyp ku doli për të bërë bilancin e eliminatoreve të botêrorit, presidenti i FSHF, Armand Duka vlerësoi punën e Edy Rejas duke konfirmuar se ka një projekt të nisur me të dhe se italiani do tê vijojë punën që po bën.

"Ekipi Kombëtar ka grumbulluar 18 pikë si asnjëherë tjetër, ka pasur paraqitje pozitive. Ka rinovuar ekipin dhe është premtues për të ardhmen. I gjithë ekipi nga drejtuesit e departamentit në FSHF deri te futbollistët dhe trajneri dhe stafi teknik për mendimin tim kanë bërë një punë të kënaqshme dhe e kanë arritur objektivin. Është luftuar për të qenë në Botëror, ishim shumë afër. Mund të kishim arritur, në ndeshjen ndaj Polonisë nuk kishim fat, kishim mungesa dhe nuk arritëm që të ishim në Play-Off të Botërorit.

Në futbopll edhe finalista dhe fituesja e kupës së Botës nuk merr notën 10, vlerësimet janë subjektivet, nga 1-10 do ti vendosja 8. Trajneri dhe stafi dhe që ne e kemi filluar një projekt. Reja është krye trajner, por ka dhe staf që punojnë në departamenmtet e FSHF-së. Ne kemi projekt me të gjithë që kanë nisur punë te stafi teknik i Rejës. Edhe në një familje ka debate, dhe prindi mundohet që të krijojë atë që duhet".

Ndërkohë që Duka u ngacmua nga gazetarët edhe për cështjeb Broja ku hodhi dritë mbi situatën me sulmuesin.

"Armando Broja nuk ishte prezent në ndeshjen me Anglinë. Nuk ishte pjesë e ekipit në Angli për arsye se ishte i dëmtuar. U bashkua ekipit në Londër dhe bëri stërvitje individuale, dhe nuk luajti për dyshimin sesi ai ndihej.

Janë individët që blejnë grupin dhe duhet të menaxhosh sa më mirë. Pas ndeshjes Broja ka kërkuar që të rikuperohej te Sauthemptoni", deklaroi numri 1 i FSHF-së.